Një grua në muajin e tetë të shtatzënisë vendosi që dyshimet e saj që bashkëshorti e tradhtonte, t’ia tregonte detektives Shkënda Lili për “1 Herë Mat”.
Advertisements
Pasi Lili u njoh me rastin dhe mori të gjitha detajet e nevojshme, ajo menjëherë nisi investigimin. Dhe nga gjashtë ditët që grupi i saj mbajti nën kontroll objektivin, rezultoi se ai e tradhtonte bashkëshorten e saj.
Advertisements
Po si e priti gruaja shtatzënë lajmin? Ajo tha se ishte e rëndë dhe tani kishte frikë se burri ‘nuk do t’ia dijë më për fëmijën’.
Shkënda së bashku me Ervin Kurtin i thanë që një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi edhe ai e ka dashur fëmijën. Ata e këshilluan që të mos fliste me partnerin tani, por të presë pasi të lindë fëmija.
Shkënda dhe Ervini i thanë se mund të jetë edhe një flirt i momentit, por kryesorja është se ajo duhet të kujdeset për veten dhe bebin që po pret të sjellë në jetë.
Pjesë nga biseda:
Shkënda: Këtu kemi fotot
Ervini: Për gjashtë ditë
Shkënda: Nuk e di a je gati për t’i parë?
Gruaja: Po
Shkënda: Je mirë?
Gruaja: Po
Ervini: Ke dhe këto tjerat këtu brenda, të të ndihmoj unë, i ke nga dita një te dita gjashtë. Shkënda do t’i shpjegojë njëra pas tjetrës…
Shkënda: Atëherë këtu është dita e parë. Kjo vajza si duket është kolege… dhe jo vetëm.
Ervini: E njeh ti këtë vajzën?
Gruaja: Është kjo që të thashë e fotos…
Shkënda: Domethënë kjo vajza është që ka ardhur mesazh te telefoni i burrit?
Gruaja: Po
Shkënda: Këto të dy punojnë bashkë. Janë gjatë gjithë kohës bashkë. Në makinë dhe në takimet e punës. Te kjo foto është… që i kemi verifikuar që mund të kenë diçka bashkë. Se afrimiteti i tyre është më tepër se sa vetëm kolegë.
Gruaja: Po është
Shkënda: Je mirë?
Gruaja: Mirë, mirë jam
Shkënda: Hidhi dhe një sy tjerave. E sigurt se je mirë?
Gruaja: Po, po. Mjaftojnë, janë shumë të qarta të gjitha. Është ajo vajza që ishte te fotot.
Ervini: Ça po mendon?
Gruaja: Po mendoj shumë në fakt tani, se… Është një njeri domethënë që më ka dashur… Po është diçka shumë e rëndë, ndoshta ai nuk do t’ia dijë fare për fëmijë. Ta mendosh që është një njeri që e ka dashur kaq shumë dhe tani është me dikë tjetër.
Ndërkohë në fund të emisionit “1 Herë Mat”, Shkënda i tha Ervinit se gruaja kishte folur me bashkëshortin e saj dhe ka rezultuar se ishte një flirt i momentit, e tani janë bashkë.