Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur hetimet lidhur me procedurën e nxjerrjes nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Advertisements
Hetimet kanë nisur kryesisht për akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv si dhe falsifikimit të dokumentave.
Advertisements
Prokuroria SPAK, ka kërkuar kopjen e dosjes dhe proces-verbalet e seancave gjyqësore.
SPAK dhe oficerët e BKH-së kanë kërkuar dosje të vuajtes së dënimit të Tahirit në Burgun e Kosovës.
Verifikim qëndrimit të prokurorit Mustafa Turku, gjyqtares Fetahu, juristit të shërbimit të provës dhe Juristit të Burgut të Kosovës si dhe mjekëve.
Të gjithë të pranishmit në procesin gjyqësor që u zhvillua në Elbasan për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ishin dakord.
Asnjë nga pjesëmarrësit në këtë proces nuk ka shfaqur mendim kundër që funksionari i Partisë Socialiste të vijonte të qëndronte në burg.
Duke filluar nga avokatët mbrojtës, që kishin paraqitur kërkesën në gjykatë, përfaqësuesi i prokurorisë Elbasan, Mustafa Turku, përfaqësues të Shërbimit të Provës Tiranë, juristi i burgut të Kosovës në Lushnjë, si dhe vetë gjyqtarja Matilda Fetahu, ishin dakord që Saimir Tahiri të linte ambientet e burgut dhe pjesën tjetër të dënimit të mbetur, prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë të vuajë në ambientet e shtëpisë së tij në kryeqytet.
Tahiri u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me 5 vite burgim për akuzën e Shpërdorimit të detyrës.
Por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burgim.