Gjatë hetimit profesional të SPAK për pasuritë e Arben Ahmetajt dhe familjarëve të tij, janë zbuluar 3 transferta drejt bankave në Zvicër në shuma të mëdha.
Advertisements
Kështu në llogarinë, CRESLJZZ69A, të bashkëjetueses së ish-zëvendës kryeministrit në bankën Credit Suisse, janë kryer tre transferta nga llogaritë në Shqipëri te Credins Bank dhe BKT. Shumat e 3 transfertave variojnë nga 600 mijë euro në 750 mijë euro.
Advertisements
Mësohet se gjatë hetimit të SPAK në bashkëpunim me agjenci të huaja homologe, transferta nga Credins është kthyer mbrapsht, por më pas ajo ka kaluar nga një bankë tjetër.
Ndërkohë bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha i është sekuestruar edhe një vilë në Hamallaj.
Ndërsa ditën e sotme agjentë të BKH kanë ‘zbarkuar’ në banesën e babait të saj.