SHBA është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një fëmijë 3-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri motrën e tij 1-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (me orën lokale) në qarkun e San Diegos në Kaliforni.
Advertisements
Advertisements
Mediat e huaja shkruajnë se kur oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, ata panë vajzën 1-vjeçare me plagë në kokë. Fëmija u dërgua në spital, mirëpo nuk ia doli dot.
“Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe ata që janë prekur nga kjo vdekje”, thuhet në njoftim.
Ende nuk ka informacion në lidhje me rrethanat e ngjarjes, teksa ende nuk bëhet e ditur nëse dy fëmijët kanë qenë në shtëpi apo kanë qenë prezent prindërit.