PAMJE TË RËNDA! Pesë shqiptarët e vdekur në Greqi punonin në bujqësi, Mercedesi totalisht i shkatërruar(Video)

by author

Pesë shtetas nga Shqipëria kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në zonën e Edessas në Greqi, në afërsi të Selanikut. Ata mësohet se ishin të gjithë punëtorë sezonalë dhe po ktheheshin në zonën ku banonin.

Advertisements

aksidenti ne greqi
Makina e shqiptareve te aksidentuar/ © Credits tastv.gr
Mediat greke shkruajnë se zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me ekipet mjekësore dhe kanë bërë përpjekje mbinjerëzore për të shpëtuar pasagjerët, por fatkeqësisht ata kishin ndërruar jetë.

Advertisements

Mercedesi E Class me të cilin ata udhëtonin nga në Unazën e Edessës për në Rizari Pellas ka dalë nga korsia dhe është futur në sensin e kundërt të lëvizjes, ku është përplasur “kokë më kokë” me një kamion.

Të drejtat e pamjeve © Credits tastv.gr në Youtube

“>Video

Nga përplasja e fuqishme, shoferi dhe katër pasagjerët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Deri tani, identiteti i tyre nuk bëhet me dije. Media greke Tastv.gr ka publikuar pamjet, të cilat tregojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e shqiptarëve nga Mercedesi.

TË NGJASHME