I ftuar në emisionin Task Force me moderatoren, Sonila Meço për të folur mbi lidhjet e Zotos me Ahmetajn ishte gazetari i kronikës, Elkier Bushkolaj. Bushkolaj është shprehur se inceneratorët do të djegin përveç plehrave edhe shumë karriera politike të profileve të larta në partinë socialiste.
Advertisements
“Janë vendosur sekuestro për apartamentet e Ahmtejt, prona të cilat i ka fituar si ndërtues me një kompani dhe më pas i ka shitur fiktivisht te një person me emrin Andi Doni i cili ka pagur rreth 170 mijë euro që janë dhënë në mënyrë indirekte Zoto dhe Mërtiri.
Advertisements
Janë ushtruar kontrolle nga BKH sot dhe është ushtruar kontrolle dhe në një banese ku kohët e fundit Ahmetajt qëndronte kohët e fundit, mësohet se nuk janë gjetur dokumenta të vlefshme por janë sekuestruar pasuri të cilat janë përfituar nga bashëkpunimi korruptim me Mërtirin dhe Zoton.
Njohja mes Ahmetajt dhe Mërtirit e Zotos nis që në vitin 2012 ku në bashkinë e Beratit janë marrë tendera miliona euro dhe në bashkinë Korçës. Stela Gugalle ka përfituar një tender në bashkinë e Divjakës por edhe në Përmet nëpërmjet të gjithë kryetarëve të bashkisë që drejtoheshin nga socialistët. Zoto dhe Mërtiri kanë përfituar tendera me ndikimin e Ahmetajt në të gjithë këto bashki.
Pavarësisht që Ahmetaj mohoi njohjen me Zoton dhe Mërtirin janë shumë të hershme që në vitin 2012 dhe SPAK është shtrirë në të gjithë këtë kohë për të zbuluar dhe shkelje të tjera që mund të kenë bërë këto persona. Mërtiri dhe Zoto kanë përfituar rreth 26 milionë euro tendera që nuk lidhen me inceneratorët.
Nga 2016 Rama ishte një nga personat që i ka mbrojtur më shumë këta operona, mesa duket inceneratorët përveç plehrave do të djegin edhe shumë karriera politike e kjo nis dhe me inceneratorin e Tiranës që del Veliaj por edhe Gjiknuri”, Elkier Bushkolaj.