Një rast i paprecedentë dhunë është regjistruar në Bilbao, Spanjë. Një burrë po ecte me foshnjën e tij në karrocë, ku është kërcënuar nga një grup prej 5 të rinjsh.
Advertisements
Njeri prej tyre madje e kishte kërcënuar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës dhe videoja ka bërë bujë të madhe, pasi pak metra larg sherrit ndodhej foshnja brenda karrocës.
Advertisements
Në pamje shihet babai duke iu afruar njërit prej të rinjve, me të cilin duket se po debaton. Një tjetër prej tyre, duket se ka në dorë një thikë, të cilën e fsheh pas shpine.
Ndërkohë, ai i afrohet babait, i cili përpiqet t’i afrohet karrocës ku ndodhet foshnja e tij, ndërsa përpiqet të kontrollojë me sy sulmuesit e tij.
Fatmirësisht, çështja duket se nuk shkon më tej dhe babai arrin të largojë fëmijën e tij dhe grupi i të rinjve vendos të largohet nga skena.
/abcnews.al