Aksident tragjik, 33-vjeçari shqiptar përplaset me dy makina, vdes e mitura, 6 të plagosur rëndë

by author

Një fëmijë vdiq dhe gjashtë persona u plagosën rëndë në një aksident rrugor ku u përfshinë katër automjete të dielën, 13 gusht rreth orës 3 të mëngjesit.

Advertisements

Ngjarja ndodhi përgjatë rrugës bregdetare të Adriatikut, pranë Orašac, afër Raguzës (Dubrovnikut), njoftoi Shtabi i Policisë së Raguzës dhe Nerentës.

Advertisements

Policia njofton se aksidenti rrugor ka ndodhur kur një shtetas shqiptar 33 vjeç, duke drejtuar një makinë me targa italiane në drejtim të Raguzës, ka kaluar në korsinë e hyrjes dhe ka përplasur një makinë me targa gjermane e drejtuar në drejtim të kundërt nga një 20-vjeçare gjermane.

Më pas ka goditur një veturë me targa sllovene, në timonin e së cilës ishte një shtetas kosovar 50-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit të rëndë humbi jetën 6-vjeçarja shqiptare e cila ndodhej në makinën e 33-vjeçarit shqiptar, ndërsa tre pasagjerë të të njëjtit mjet, të gjithë shtetas shqiptarë, kanë pësuar lëndime të rënda.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe drejtuesi i veturës me targa sllovene dhe dy pasagjerë në bord, mes tyre edhe një i mitur, të gjithë shtetas kosovarë.

Trupi i pajetë i fëmijës së ndjerë është transportuar në Repartin e Patologjisë në spitalin e Raguzës, ku do të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin e Raguzës.

Drejtuesit e të katër veturave të përfshira në aksident trafiku kanë rezultuar negative pas testit të alkoolit, sipas raporteve të policisë./Albeu.com/

TË NGJASHME