E bija e sëmurë/ Pas apelit për ndihmë, reagon gazetari Defrim Methasani: Ajo ka nevojë vetëm për lutjet tuaja! Ndodhet në …

by author

Vajza e gazetarit të sportit, Defrim Methasani po vuan nga një sëmundje dhe ka nevojë për ndihmë. Reagimet e miqve të tij kanë qenë të shumta. Ata kanë bërë thirrje që shteti të vendoset në lëvizje për Lunën. Mes tyre edhe aktorja Suela Konjari e cila ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të reagojë lidhur me rastin.

Advertisements

“Miq te dashur, kjo është Luna, e bukura plot miresi, vajza e mikut tim, Defrim Methasani, që po përballet me një sfidë në jetë! Luna zemër, ti ke emrin e Henës që unë personalisht e dua, i besoj e flas me të. Nga kjo natë unë do t’i lutem hënës për shëndetin tënd.Forca Luna! Shpresoj që të vihet në levizje znj Ministre e Shëndetësise për Lunen, bijen e një prej gazetarëve model. Ndihmën e shtetit e meriton Luna e Defrimi ! Leviz zonja Manastirliu, sot ka nevojë Defrimi. Miq të bëhemi bashkë për Lunën”, shkruan aktorja Suela Konjari.

Advertisements

Postimi
Pas reagimeve të shumta për rastin, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i vetë gazetarit Methasani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka falenderuar të gjithë ata që janë treguar të gatshëm të ndihmojnë dhe i janë gjendur pranë, ndërkohë ka bërë me dije se vajza e tij prej 5 muajsh ndodhet për kurim në Gjermani, Berlin. Gazetari ka kërkuar që rasti i ndjerë familjar mos të bëhet më publik në media, ndërsa ka kërkuar ndaj gjithë njerëzve vetëm lutjet e tyre për shëndetin e saj.

“Një postim, shumë mirënjohje dhe një sqarim! Të nderuar miq, kolegë, të njohur dhe të panjohur! Sot portalet dhe shumë miq në fb kanë postuar statuse dhe lajme të situatës shëndetësore të vajzës sime Luna, natyrisht me dëshirën e mirë duke bërë lutje dhe ndihmë për shërimin e saj. Ka 5 muaj në fakt që vajza ka probleme shëndetësore dhe ndodhet për kurim në Berlin në Gjermani. Porosia e vajzës që kur ndodhi kjo situatë e papritur ishte që unë të mos postoja asgjë, sepse nuk duam që vështirësia dhe halli ynë, të bëhet objekt diskutimi edhe për ndonjë spekullum të pamerituar që na lëndon qoftë edhe padashje më shumë se edhe sëmundja e saj. Unë vërtet kam patur nevojë për financa, sepse dihen çmimet atje, por falë miqve që kam ia kam dalë dhe ju jam shumë mirënjohës nga zemra. Unë e kuptoj dëshirën tuaj, por ju lutem nuk dua postime dhe lajme, sepse qetësia e vajzës më duhet më shumë se asgjë tjetër në këto momente. Në dyert e shtetit realisht nuk kam trokitur, madje një telefonatë e ministres Ogerta Manasterliu sot, më kërkoi ta takoja për të qënë pranë meje. Unë i shpreha mirënjohjen, madje e falenderoj për interesimin atë, ashtu si edhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH zotin Alfred Peza që më është gjendur pranë në këto momente të vështira. Ndaj ju lutem rrjeteve sociale, miqve në fb apo kolegëve të televizioneve, të më mirkuptojnë. Mjaft me postime dhe thirrje për kontribute! Luna ka nevojë vetëm për lutjet tuaja! Ju faleminderit dhe miliona herë mirënjohje!”, shkruan ai.

TË NGJASHME