Ngjarje tragjike në Burrel, reagon policia dhe zbulon detajet: Fëmija 2 vjeç humb ndjenjat në çerdhe…

by author

Një fëmijë vetëm 2 vjeç ka ndërruar jetë mesditën e 11 shtatorit në spitalin e Burrelit.

Advertisements

I mituri ka shfaqur probleme në çerdhe dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mbijetuar.

Advertisements

Burimet thanë se fëmija ka lindur me defekt interatrial që ndryshe njihet si “vrime në zemër”. Ndërsa sot fëmija ka pasur komplikacione për shkak se ishte prekur nga viroza e temperaturë të lartë.

Mat/informacion paraprak

Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit.

Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

TË NGJASHME