•Kur nuk ka kaluar as 24 orë nga vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, një tjetër vrasje ka ndodhur në vendin tonë.
Advertisements
• Në Sukth të Durrësit, 38-vjeçari Fatjon Dervishi mbeti i vrarë pas një sulmi me armë zjarri që iu bë teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij. •
Advertisements
Në momentin kur e kanë qëlluar Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një shoku i tij. • 38-vjeçari është qëlluar me armë automatike. •
2 plumba e kanë përshkuar në trup duke i dëmtuar organet. • Personi tjetër nuk është prekur nga plumbat. • Sipas dëshmisë së shokut, rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.
•Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të FNSH-së Tiranë. •Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.