Arrestohet ish-kryebashkiaku i PS, tentoi të qëllojë efektivët për një gjobë parkimi

by author

Ish-deputeti Dritan Bici, i cili ka shërbyer më parë edhe si kryebashkiak në qytetin e Gramshit për Partinë Socialiste, është vënë në pranga nga policia e Gramshit pasi është përplasur me efektivët.

Advertisements

Mësohet se Bici është arrestuar për shkak të një gjobe të vendosur në automjetin e djalit të tij, pasi ky i fundit kishte parkuar në vendin e rezervuar për policinë e Gramshit.

Advertisements

Bici ka debatuar dhe është përplasur me efektivët e policisë së Gramshit deri në momentin kur ish-deputeti ka tentuar të qëllojë një prej dy efektivëve të policisë.

Për pasojë ai është arrestuar nga policia me akuzën e kanosjes së efektivëve të policisë, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendosi masën e arrestit detyrim për paraqitje për ish-deputetin Bici.

Dritan Bici është gjithashtu edhe ish-president i skuadrës së Gramshit, ku mbahet mend për historinë e ndodhur para 10 vitesh, ku ai hyri me veturë në fushën e stadiumit.

I pakënaqur me arbitrimin gjatë ndeshjes Gramshi-Mamurrasi, Bici me makinën e tij ka hyrë në fushën e lojës duke e ndërprerë takimin. Reagimi ekip i ish-kryebashkiakut asokohe ndodhi me pretekstin se gjyqtari i ndeshjes po favorizonte Mamurrasin.

TË NGJASHME