Një 2-vjeçar vdiq tragjikisht në Brazil, të martën, kur shoferi e harroi brenda autobusit të shkollës mes valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin e Amerikës Latine.
Advertisements
Apollo Rodriguez u gjet i vdekur në orën 15:30 të pasdites të së martës në rreshtin e parafundit të sediljeve të autobusit.
Advertisements
Zbulimi tragjik është bërë nga shoferi 45-vjeçar i shkollës, Flavio Robson, kur ka shkuar për të marrë nxënësit e shkollës.
Së bashku me shoqëruesen e tij 44-vjeçare Luciana Coelho , e cila është edhe gruaja e tij, ata e çuan djalin e vogël në një spital ku, megjithatë, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar pasi ai tashmë kishte vdekur.
Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Brazilit, temperaturat e larta që mbizotërojnë në vend kontribuuan në vdekjen e 2-vjeçarit.
Siç tha nëna e djalit të vogël, Apollo nuk donte të shkonte në çerdhe atë ditë.
“Ai po qante dhe nuk donte të shkonte”, tha Kalyan Rodriguez për TV Globo.
Sipas saj, shoqëruesja 44-vjeçare e vendoste gjithmonë fëmijën e saj në vendet e para të shkollës, por në ditën fatale “ajo e vendosi në vendet e fundit dhe e harroi”./albeu.com