Kryeministri Edi Rama tha se qeveria socialiste i ka dalë gjithmonë në ndihmë njerëzve gjatë 8 viteve të qeverisjes së saj.
Advertisements
“Çmimi i energjisë që na vjen në faturë nuk është çmimi real, por i kontrolluar nga shteti për të mbrojtur konsumatorin shqiptar. Me reformën tonë çmimi i energjisë u ul për të gjithë familjarët në 9,5 lekë prej vitit 2015, një çmim nën koston e prodhimit.
Advertisements
Nga ana tjetër fasha u hoq sepse ishte kënetë korrupsioni dhe abuzimesh, ku fabrika dhe vila me 7 familje paguanin sikur të ishin me ndihmë sociale”, tha Rama.
Kryeministri tha se kërkesat për rritje të pensioneve në 300 euro dhe pagës minimale në 500 euro, është e parealizueshme dhe do të çonte vendin në faliment.
“Nëse rrisim pensionin minimal në 300 mijë lek, në fund të vitit të ardhshëm nuk do të bënim më investime, ndërsa brenda dy vitesh do të përjetonim falimentim të shtetit dhe atëherë do të shikonim çfarë do të thotë të vdesësh për bukë, për herë të parë që nga koha e Skënderbeut. Ndërsa nëse rrisim pagën minimale në 500 mijë lekë na duhet më pak se një vit që të hymë në krizën e urisë për herë të parë në 500 vite.