Sa i përket kushteve atmosferike, dita e sotme pritet të jetë në dominim e vranësira të shumta, të cilat pritet të krijojnë reshje shiu në zonat lindore dhe ultësirën perëndimore, thotë meteorologu i Metoalb,Hakil Osmani.
Advertisements
“Edhe pse dita e premte do të jetë në dominim e vranësirave të shumta, të cilat do të krijojnë mundësira për reshje shiu në zonat lindore do të jenë në sasira të pakta, por po ashtu edhe në ultësirën perëndimore rrezikohen momente të pakta me pika shiu” tha ai.
Advertisements
Sa i përket fundjavës, moti pritet të ketë përmirësime të ndjeshme, duke bërë që orët me diell të jenë më të shumta gjatë paraditeve, ndërsa gjatë pasditeve do të ketë kalime të pakta të vranësirave.
“Dita e shtunë dhe e diel do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime. Orët me diell do të jenë më të shumta gjatë paraditeve, ndërsa pasditet sjellin kalime të pakta të vranësirave” shtoi ai.
Edhe pse jemi në tetor tanimë, temperaturat e ajrit edhe gjatë kësaj fundjave mbeten të larta, duke kapur vlerën e 30 gradë celcius, ndërsa ato minimale do të jenë 10-11 gradë në zonat malore.
“Temperaturat e ajrit gjatë fundjavës do të mbeten të larta, me maksimumin që do të shkojë në vlerën e 29 apo 30 gradë celcius. Sa i përket vlerave minimale pritet t’i kemi nga 10 deri në 11 gradë në qytetet dhe zonat molare, ndërsa në ultësirën perëndimore do t’i kemi nga 15 deri në 18 gradë celcius” theksoi meteorogolu.
Në lidhje me vendet e Rajonit, gjatë ditës së sotme do të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, më të dukshme në Kosovë dhe Malin e Zi.
Edhër për vendet e Rajonit, fundjava do të rezervojë një mot me diell dhe temperatura të larta.
“Sa i përket vendeve të Rajonit, gjatë ditës së sotme mbeten nën ndikimin e vranësirave, reshjeve të shiut, më të dukshme do të jenë në Kosovë dhe në Malin e Zi, ndërsa Maqedonia e Veriut do t’i ketë në masa më të pakta.
Fundjava edhe për vendet e Rajonit do të rezervojë mot me diell dhe temperatura të larta, të cilat priten maksimumi në Kosovë rreth vlerës 27 gradë celsius, e gati 30 gradë do të regjistrohen në Maqedoni gjatë mesditës” përfundoi ai.