Á e dini çfarë bën skifteri kur mbush 40 vjet? Nuk e keni dëgjuar kurrë më parë

by author

Skifterët jetojnë 70 vjet, por që të arrijë deri këtu, i duhet të marrë një vendim të vështirë në jetë. E dini çfarë bën? Kur arrin moshën 40 vjeçare, thonjtë e tij e humbasin elasticitetin dhe fuqinë, duke e pasur të pamundur ta rrokin prenë, e cila është burimi kryesor i ushqimit.

Advertisements

Në këtë moshë, edhe sqepi i tij i mprehtë dhe i fuqishëm, fillon e lakohet duke mos e kryer funksionin e tij. Dyzet vitet mbi supe, i bëjnë dhe krahët e tij të rëndë për shkak të peshës së puplave, të cilat i ngjiten për trupi, duke ia vështirësuar fluturimin.

Advertisements

Këto kushte, e detyrojnë skifterin të ndërmarrë një vendim tejet të vështirë. Álternativa tjetër është vdekja e ngadaltë të cilën ai e refuzon. Ái vendos t’i hyjë një përvoje ndryshimi tërësor, e cila do t’i zgjasë 150 ditë. Po çfarë bën skifteri? Le ta shohim së bashku.Ái fluturon në majën më të lartë, atje ku dhe ndërton foletë.

Pastaj, së pari fillon e godet sqepin në shkëmbinj, me aq forcë që ka, derisa t’i thyhet. Së dyti, pasi ta ketë thyer sqepin, pret derisa ti rritet.

Së treti, me sqepin e ri, fillon e shkul kthetrat e këmbëve. Së katërti, pasi t’i jenë rritur kthetrat, fillon e shkul të gjitha puplat e vjetra. Pesë muaj pas kësaj torture, skifteri i kthehet sërish fluturimit në qiell, si të kishte lindur për së dyti.

Ky ndryshim i dhimbshëm, e mundëson të jetojë dhe për 30 vite të tjera. Nganjëherë, për të mirën tonë, na kërkohet që të bëjmë ndryshime rrënjësore në jetë, edhe pse janë të vështira.

TË NGJASHME