Përmes postimeve në rrjetet sociale, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt, Aleksandër Varfaj, ka lënë të kuptohet se nuk e ka takuar të bijën e tij.
Advertisements
Kur Viktoria festoi 6-vjetorin e lindjes, ai bëri një postim në “Instagram”, ku shprehu mallin për të.
Advertisements
“Mishi dhe gjaku im. E dashura ime gëzuar ditëlindjen. Te dua pamase . Me ka marre shume malli”, shkruante Aleksandër Varfaj.
Lidhur me këto aludime, fansat kanë pyetur së fundmi aktoren e njohur nëse kjo është e vërtetë.
“Është e vërtetë që Viki ka një vit pa takuar babain apo ja fut [*rdhës ai se s’ka ça bën”, e ka pyetur dikush.
“Unë di të them që nga ana ime nuk është penguar dhe nuk do pengohet kurrë fëmija im që të takojë prindin e vet. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe betohem për kokë të saj”, u përgjigj Rudina.