Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Itali. Mediat italiane e kanë identifikuar si Saimir Gjinika, me origjinë nga Durrësi. Ai u përplas me një furgon, teksa ishte duke lëvizur me motoçikletë.
Advertisements
Ngjarja ndodhi ditën e enjte në Teviso kur shqiptari po shkonte për në punë. Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital 39-vjeçari fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe për pasojë ndërroi jetë.
Advertisements
Motoçikleta u nda në dy pjesë nga përplasja.
Makina drejtohej nga një punonjëse 20-vjeçare e fabrikës De Longhi. Edhe ajo ishte nisur për në punë. Gjinika ishte i martuar dhe babai i një djali të vogël.