Një autobus është përplasur me disa makina të parkuara rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në Selanik, në rrugën Egnatia.
Advertisements
Autobusi fillimisht goditi tre makina të parkuara, të cilat morën me vete shtatë të tjera, duke dëmtuar rëndë të paktën gjashtë prej tyre.
Advertisements
Përkundër faktit se të katër veturat kanë pësuar dëme të rënda materiale nuk ka pasur të lënduar pasi në autobus nuk ka pasur asnjë pasagjer tjetër përveç shoferit.
Shoferi, i cili do të merrte punëtorët për t’i çuar në vendet e tyre të punës,
është në gjendje shoku dhe as nuk e di se si humbi kontrollin e mjetit. Sipas shoferit nuk ka qenë as i përgjumur dhe as i lodhur.
Policia rrugore po heton për kushtet.