Aksident i frikshëm! Përplasen 5 automjete pranë QTU-së, njëra makinë përfundon në kanal(Video)

by author

5 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Tiranë-Durrës, pranë QTU-së.

Advertisements

Bazuar në pamjet që kanë mbërritur në rubrikën “Kallëzo”, shihet se një nga makinat ka përfunduar në kanal, ndërsa të tjerat po transportohen me karrotrec.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit zinxhir, është bllokuar qarkullimi i automjeteve të tjera.

Fatmirësisht, deri në këtë moment nuk raportohet për ndonjë të lënduar. Pritet që policia të dalë në një njoftim zyrtar për rastin./tvklan.al

TË NGJASHME