Një aksident tragjik me pasojë një grua të vdekur e tre të plagosur ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë.
Advertisements
Policia njofton se rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Advertisements
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.
Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.