Aksidenti i frikshëm pranë TEG-ut, humb jetën një person në Tiranë. Një tjetër në gjendje të rëndë

by author

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të TEG-ut në Tiranë, ku si pasojë e një përplasje të fortë të mjetit, ka humbur jetën shoqëruesi i ambasadorit rus në vendin tonë.

Advertisements

Automjeti me targë CD, tip ‘Hyundai Tucson’ dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka humbur kontrollin.

Advertisements

Shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Ata u dërguan fillimisht në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, por shoqëruesi i ambasadorit nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra.

Një tjetër person është i plagosur rëndë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Pamjet tregojnë se automjeti është përmbysur pas përplasjes me bordurën anësore.

TË NGJASHME