Opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari, i ftuar në “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo, ka folur në lidhje me dinamikat e edicionit të dytë.
Advertisements
Ai ka treguar se me Luizin është takuar disa herë edhe në ambientet e “Top Channel”, ndërsa moderatorja nuk ka ngururar ta ngacmojë se për çfarë biseduan në prapaskenë.
Advertisements
Arbër Hajdari: Me Luizin jam takuar disa herë, edhe te festa edhe më pas.
Bieta Sulo: Lëre disa herë, ja se ua them unë teleshikuesve. Tani që po hyni në studio, në backstage, aty 10 minuta me Luizin. I dhe ndonjë porosi apo të dha ndonjë porosi?
Arbër Hajdari: Jo ishte një vijim i një bisede, që kemi fol edhe disa ditë më përpara.
Sigurisht se edhe Luizi, si banorët e tjerë më përpara, ka kuptuar që brenda këtij programi nuk ka asgjë personale, thjesht për veprime të ndryshme kemi ndarë mendime të ndryshme. Kjo është e bukura e atij programi, që pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme, jetojmë në harmoni.