Babai i Alma Qevanit, e cila u vra nga kunati i saj me sëpatë mesditën e 17 majit, ka rrëfyer momentet e krimit.
Advertisements
Tafik Tashi3
Advertisements
Ai ka treguar se mes tyre ka pasur një konflikt dy ditë para ngjarjes së rëndë. Ndërsa, sipas tij, para se ta vriste 44-vjeçaren me sëpatë, Tefik Tashi kishte mbërritur në banesën e tij dhe e kishte pyetur se “ku janë vajzat”.
“Vetëm dy ditë më parë para se të ndodhte ngjarja ka pasur një debat të fortë, mes Tefik Tashit dhe kunatës së tij”, tha Fatmir Qevani në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Kushi.
Ai shtoi se: “Tefiku erdhi nga puna dhe thotë ku janë vajzat,. Ato ishin me delet. A e ka telefonin Alma pyeti me inat? I thamë nuk dimë gjë. Unë e pashë se çfarë mori. Por më vonë vajza tjetër më thotë baba, e vranë Almën, e pyes çfarë ndodhi? Më thotë e vrau sepse nuk hapi telefonin. Në datën 12 Alma thirri vajzën tjetër për të bërë punët, ky në atë moment Tefiku del në dritare dhe e shan me fjalë të rënda. Marrëdhënia e Almës me Tefikun nuk ka qenë e vështirë…”