Duket se ofertat që banorët i bënë Qetsor Ferrunajt e kanë bindur që të heqë dorë nga gara e të largohet të shtunën.
Advertisements
Ai ka thënë se mëngjesin e sotëm do të flasë në dhomën e rrëfimit, e më pas do të largohet gjatë spektaklit të së shtunës.
Advertisements
Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme Efi Dhedhes nisi një mision që të bindte atë që të largohej vetë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Madje këtij misioni iu bashkua edhe Luiz Ejlli. Pasi Efi tregoi diskutimin që ajo bëri me Qetsorin, këngëtari ra dakord me të.
Sipas tij, Kristi dhe Nita kanë më shumë shanse se ai për të shkuar në finale. Madje Luizi i ofroi Qetsorit 4500 euro dhe iphone-n që Vodafone i dhuroi, me kushtin që ai të dalë nga shtëpia.
Nita gjithashtu i tha se nëse ai e bën këtë gjest për të e nëse ajo shkon në finale, do t’i dhurojë 2000 euro.
Qetsori është shprehur se për Nitën është i gatshëm të tërhiqet, ndërsa për Kristin jo.