Të tjera detaje kanë dalë në dritë për krimin makabër në familjen shqiptare Malaj.
Advertisements
Malaj ndodhet në brug dhe akuzohet për vrasje të dyfishtë dhe tentativë vetëvrasjese.
Advertisements
Bashkëshortja e tij, Tefta ka folur nga spitali.
“Burri im është një përbindësh. Deri para dy vitesh ai ngacmonte seksualisht vajzën tonë. Ka ndodhur disa herë… Vajza ime nuk donte të fliste më me të dhe për këtë ai jo vetëm që i shkatërroi jetën, por edhe e vrau”.
Nga shtrati i spitalit ku ndodhet e shtruar, gruaja tha: “Xhesika kishte dy vite që nuk komunikon me të atin dhe nuk e denoncoi vetëm për të mos pasur një emër të keq: e dini si është”.
“Burri im e kishte planifikuar gjithçka, ne ishim të gjithë në gjumë në atë kohë”, tregon ajo. Ai nuk punonte atë natë, po pushonte në shtëpi.Me thikë në dorë ai mori djalin dhe donte ta vriste.Unë u hodha për të shpëtuar fëmijën.
I vogli flinte në krevatin e ngjitur me krevatin tonë dopio. Pastaj më dha aq shumë goditje me thikë, sa nuk mbaj mend. Ai bëri video duke me goditur me thikë. Vajza ime po flinte, dëgjoi zhurmat dhe u ngrit. Ai kurrë nuk e donte vajzën tonë”.