Burri i vdiq natën e Vitit të Ri, këngëtarja e madhe shqiptare i përlot të gjithë: Isha në koncert, më lajmëroi kunati dhe

by author

Ndarjet nga jeta të njerëzve të afërt janë gjithmonë të dhimbshme. Kush i ka provuar, e di se sa shumë ua ndjen mungesën njerëzve me të cilët ke vite të tëra. Ashtu ishte edhe Arqileja për Jolandën.

Advertisements

Jo bashkëshorti i saj, por njeriu më i afërt, njeriu më i mirë i jetë shkuan Class.

Advertisements

Pasditen e sotme, nga studio e “Rudina”, Jolanda rrëfeu dhimbjen e madhe që kaloi disa muaj më parë dhe periudhën e gjatë të rikuperimit pas dhimbjes së thellë. Tani që ka filluar të jetojë me kujtimet, e ka akoma të vështirë të pranojë mungesën e tij. Megjithatë, e përlotur, por jo e dorëzuar,

Jolanda nis të rrëfejë si u gjend në humbjen e papritur të bashkëshortit ende pa i mbushur 60 vjetët: “Unë përgatitesha për një koncert në Durrës. Po bëja grimin dhe, si për dreq, flokët nuk po më merrnin ngjyrë edhe pse kisha bërë disa përpjekje. Ishte hera e parë që më ndodhte. Pastaj i them mikeshës sime që doja

të haja diçka të ëmbël. Ishte një parandjenjë dhe isha shumë nervoze. Po haja bakllava për qejf, kur më ra telefoni nga një numër që nuk e kisha të regjistruar. Ishte kunati. Më pyeti “Lola, si je?” I thashë: “Mirë, çfarë ka ndodhur?” Dyshova se kishte ndodhur diçka se ai nuk më fliste në atë mënyrë, por më tha se Arqileja është shumë rëndë…” – rrëfen këngëtarja pa i mbajtur dot lotët.

Në fakt, bashkëshorti ishte ndarë nga jeta nga një atak kardiak dhe Jolanda këtë e mori vesh vetëm kur shkoi atje: “Ishin mbledhur njerëzit. Në Greqi, trupi nuk merret në shtëpi. 6 ditë nuk ia pamë dot trupin, ishte shumë e dhimbshme ta qaje ndërkohë që trupi ishte në morg”, – shton më tej këngëtarja.

Humbja është e madhe dhe dhimbja akoma e re. Siç thotë këngëtarja, vitet e gjata me Arqilenë i kishin bërë shokë përgjithmonë: “Nuk kam humbur bashkëshortin, kam humbur njeriun më të mirë të jetës sime. Ishte motër, vëlla,

me të qaja të gjitha hallet. Ishte mbështetje ime më e madhe. Ishte shumë pozitiv dhe gjithmonë i gatshëm për të përballuar çdo vështirësi timen.”

Këto ditë, këngëtarja është kthyer në Tiranë. Edhe shtëpinë këtu e ka të mbushur me kujtime, me fotografi. I mungon shumë, por duhet të gjejë forcën edhe për të birin. Edhe pse ai jeton në SHBA, Jolanda tregon se edhe i biri e ka përjetuar me shumë dhimbje humbjen e të atit, edhe për shkak sepse frymën e fundit Arqileja e dha në krahët e tij.

Por e keqja nuk mbaroi me aq. Pas 10-ditësh, një lajm tjetër tronditi thellë familjen e Jolandës dhe fisin e saj. Djali i tezes, Tinka Kurti, u nda nga jeta nga një atak

në Kanada. Fare e papritur edhe dhimbja që la pas humbja e djalit të aktores së njohur.
Siç rrëfen Jolanda, tani në Tiranë, kanë mbetur ajo dhe tezja, Tinka Kurti, dhe shumë pak njerëz të tjerë të afërm nga fisi.

Populli thotë “Kur të vijnë të këqijat, hapu derën…” Ndryshe nga këngëtarja, aktorja e madhe e skenës shqiptare, duket se është një grua ende e fortë, madje shpeshherë është ajo që e nxit mbesën të lëvizë dhe të mos e lër jetën të shkojë dëm…
Forcën, jeta ta jep sidomos pas dhimbjeve të mëdha. Dhe kur ajo do që të ecë përpara, do apo nuk do, duhet t’u bindesh “urdhrave” që nuk i ka shkruar, por ne, me dhe pa dëshirë, ia respektojmë me përpikëri të gjithë… Sepse jeta kështu e ka… Ajo vendos mbi të gjithë dhe mbi gjithçka.

TË NGJASHME