“Çmendet” moti në ditë maji/ Shirat e dendura shkaktojnë përmbytje të mëdha, shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme

by author

Autoritetet në Auckland shpallën gjendjen e jashtëzakonshme pasi përmbytjet goditën sërish qytetin më të madh të Zelandës së Re, raportojnë mediat e huaja. Reshjet e dendura të së martës mbushën bodrumet, rrëzuan pemë si edhe ndërprenë shërbimet hekurudhore në qytet.

Advertisements

E njëjta zonë u godit nga reshjet rekord në janar dhe cikloni Gabrielle një muaj më vonë. Në shkurt, 11 njerëz vdiqën kur cikloni Gabriel goditi zonën.

Advertisements

Shirat e rrëmbyeshëm pritet të zgjasin deri të mërkurën në mbrëmje sipas kohës lokale. Gjendja e jashtëzakonshme u shpall si një masë paraprake

TË NGJASHME