Çmimi i lartë i naftës, reagon ashpër Meta dhe zbulon pse shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se kushdo tjetër në rajon

by author

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, thotë se qytetarët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se kushdo tjetër në rajon çmimin e naftës.

Advertisements

Sipas Metës, nafta në Shqipëri shitet më shtrenjtë, “sepse qeveria vjedh dhe grabit me taksat e larta, duke rënduar dhe varfëruar buxhetet familjare”.

Advertisements

“Në vend që të lehtësonte barrën fiskale, ashtu siç bënë vendet e rajonit dhe të Europës, Qeveria krijoi Bordin, vendimet e të cilit nuk bëjnë gjë tjetër veçse e klasifikojnë Shqipërinë ndër vendet e para në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës.

Heqja e taksave në çmimin e naftës në këtë situatë krize globale është një shqetësim real i qytetarëve, për të cilin Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për heqjen e taksës së karbonit dhe qarkullimit që do të lehtësonte ndjeshëm çmimin e naftës”, shprehet Meta.

TË NGJASHME