CPO Pharma – Kompania lider farmaceutike në Shqipëri

by author

Advertisements

Nadir Çausholli është bizmesmen i mirënjohur dhe CEO aktual i CFO Pharma. Ai ka lënë gjurmë të qarta në fushën e biznesit në Shqipëri. Themelimi i kompanisë CFO Pharma nga Çausholli në vitin 2003 ka shënuar fillimin e një epoke të re në industrinë farmaceutike të vendit tonë duke sjellë në treg ilaçet më bashkëkohore. Në një kohë kur tregu farmaceutik shqiptar ishte i dominuar nga disa kompani të konsoliduara, CFO Pharma, nën drejtimin e Çaushollit, ka arritur të përfitojë një pozicion të rëndësishëm në treg dhe të zgjerojë ndikimin e saj vit pas viti. Momentalisht, ajo operon me dy degë në Shqipëri dhe një në Kosovë duke mbuluar 100% të territorit të të dy vendeve.Fokusi kryesor i kompanisë është në regjistrimin, importimin, shpërndarjen, shitjet, marketingun, promovimin dhe eksportimin e produkteve farmaceutike. Numri i punonjësve nën drejtimin e Nadir Çausholli ka arritur në më shumë se 300 vetë, gjë që tregon se Çausholli ka kontribuar ndjeshëm në krijimin e vendeve të punës gje e cila ka ndikuar pozitivisht në ekonominë e vendit tonë. Kompania ka qenë një burim i rëndësishëm i punësimit dhe ka ndihmuar në zhvillimin e aftësive dhe njohurive të shumë individëve në fushën farmaceutike.

Advertisements

Kontributi në Kauza Të Rëndësishme

Në kuadër të të Drejtave të Fëmijëve, stafi i kompanisë CFO Pharma, ju bashkua fëmijëve të mrekullueshëm të shtëpisë së foshnjes “Hana dhe Rozafa”. Drejtuesi i kompanise CFO Pharma, Nadir Causholli, u shpreh i gëzuar dhe i motivuar për këtë vizitë. Causholli nxit dhe vlerëson cdo kontribut njerëzor dhe kohor për plotësimin e nevojave te çdo fëmije, dhe u kërkon njerezve të mos hezitojnë por të ndihmojnë shoqërine tone me sado pak mundësi qe kanë.

TË NGJASHME