Seit Çullhaj, tregon se i ati, Ramazan Cullhaj, ka ndërruar jetë në vitin 2008, por familjarët nuk e çregjistruan në Gjendjen Civile. Në këtë mënyrë Seiti thotë: “Kur donin të shisnin tokën, kërkohej firma e tij”.
Advertisements
Kjo ishte pika që iu drejtua njësisë për çregjistrim në Gjendjen Civile. Meqë kishte kaluar afati, Seiti i drejtohet në 2018-ën Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila vendosi çregjistrimin e të ndjerit. Por bashkia e ankimoi vendimin në apel, ku që nga 2018-ta nuk ka një datë për shqyrtim.
Advertisements
Seit Çullhaj: Përshëndetje “Stop”-it, quhem Seit Çullhaj. Në 2008-ën më vdiq babai. Ia bëmë të gjithë ceremoninë e vdekjes, nderimet dhe e varrosëm në varrezat e fisit, që kemi në fshatin Sharrë
Gazetarja: Domethënë nuk keni marrë ndonjë agjenci funerale?
Seit Çullhaj, tregon se i ati, Ramazan Cullhaj, ka ndërruar jetë në vitin 2008, por familjarët nuk e çregjistruan në Gjendjen Civile. Në këtë mënyrë Seiti thotë: “Kur donin të shisnin tokën, kërkohej firma e tij”.
Kjo ishte pika që iu drejtua njësisë për çregjistrim në Gjendjen Civile. Meqë kishte kaluar afati, Seiti i drejtohet në 2018-ën Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila vendosi çregjistrimin e të ndjerit. Por bashkia e ankimoi vendimin në apel, ku që nga 2018-ta nuk ka një datë për shqyrtim.
Seit Çullhaj: Përshëndetje “Stop”-it, quhem Seit Çullhaj. Në 2008-ën më vdiq babai. Ia bëmë të gjithë ceremoninë e vdekjes, nderimet dhe e varrosëm në varrezat e fisit, që kemi në fshatin Sharrë.
Gazetarja: Domethënë nuk keni marrë ndonjë agjenci funerale?
Seit Çullhaj: Jo nuk kemi marrë asnjë lloj agjencie funerale, asgjë. Pas vdekjes së babait, pas disa vitesh, vinin faturat e energjisë dhe të ujit. I kemi paguar të gjithë.
Gazetarja: Po në emër të babait?
Seit Çullhaj: Po në emër të babait.
Gazetarja: Tani, në momentin që ndërron jetë babai, nuk bëtë çregjistrimin juve në Gjendjen Civile?
Seit Çullhaj: Jo nuk kemi shkuar për të bërë çregjistrimin.
Gazetarja: Po pse, nuk e dije këtë gjë ti?
Seit Çullhaj: S’e dija fare, nuk kisha informacion fare për këtë. Nga ky gabim, pastaj në 2018-ën lindi dhe një problem me pronën. Duhej firma e babait. Ndërkohë ai ka ndërruar jetë. Ju drejtuam gjykatës.
Gazetarja: Jo, ka ndërruar jetë, ka ndërruar fizikisht ai jetë, se ju nuk e keni lënë në thonjëza që ai të ndërrojë jetë. Ka të drejtën e firmës, edhe pse është në botën tjetër. Çfarë bëtë pastaj, se duhet firma e babit në këtë rast?
Seit Çullhaj: Shkova tek varri, por nuk ia merrja dot firmën. I ndodhur në këto kushte, shkova edhe tek Gjendja Civile në Kombinat për të pyetur që “a e kam babain gjallë”?
Gazetarja: Çfarë të thanë ato të Gjendjes Civile?
Seit Çullhaj: Ka një afat për çregjistrimin.
Gazetarja: Që është?
Seit Çullhaj: 10 ditë ka qenë.
Gazetarja: Duke qenë se ka kaluar ky afati, nuk mund ta çregjistrosh as në Gjendjen Civile. Dhe çfarë duhet të bësh, për ta çregjistruar?
Seit Çullhaj: Me ju drejtuar gjykatës. Mora një avokat dhe iu drejtova Gjykatës së Shkallës së Parë.
Gazetarja: Dhe ky është vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ku objekti, është vërtetimi i faktit juridik, se shtetasi Ramazan Cullhaj, ka vdekur në datën 27.02.2008. Dhe ja ku është pranuar edhe kjo kërkesë padi.
Seit Çullhaj: Pas këtij vendimi gjyqësor, apeloj Bashkia Tiranë.
Gazetarja: Po, sepse çdo zyrë juridike e çdo institucioni, ka për detyrim ligjor që të ankimojë vendimin e gjykatës. Por zoti Ramazan ka ndërruar jetë, çfarë të bëjmë tani?
Seit Çullhaj: Rreth 1 Nëntor 2018, shkoi në apel. Që nga ajo datë, s’ka dal akoma data e gjyqit.
Ne shohim sistemin e Gjendjes Civile në njësinë 6 Kombinat, ku Ramazani rezulton i gjallë.
Punonjësja: Në jetë, i gjallë.
Gazetarja: Po a keni informacion, që ai nga 2008-ta ka ndërruar jetë?
Punonjësja: Jo. Nuk kemi informacion. Ky duhej brenda 10 ditëve të sillte skedën e vdekjes për çregjistrim në zyrën e Gjendjes Civile. Skeda e vdekjes, sillet nga familjarët. Kjo skedë, plotësohet nga mjeku. Përcaktohet: data, ora dhe shkaku i vdekjes. Këtë skedë të vdekjes, të vulosur nga mjeku, vjen dhe e zbaton në zyrën e Gjendjes Civile. Edhe bëhet çregjistrimi dhe merr certifikatën e vdekjes.
I drejtohemi ISSH-së dhe mësojmë që i ndjeri merr pension edhe pse ka ndërruar jetë. Anila Take, shefe e degës së përfitimeve, na thotë se tërheqja e pensionit është bërë që në vitin 2018, me anë të një autorizimi që njësia 6 i ka marrë të ndjerit, që autorizon të birin.
Anila Take: Zoti Ramazan Seit Çullhaj është trajtuar me pension që nga data 10.04.1997. Aktualisht, sipas verifikimit në sistemin tonë të pensioneve elektronik, është ende aktiv. Dhe arka 28 e Kombinatit, ku zotëria ka tërhequr pensionin gjatë gjithë kohës, ka filluar në Prill të 2013-ës të paguhet online. Nga këqyrja që ne i bëmë sistemit të historikut të pageseva të zotërisë, na doli që nga 2013-ta deri në 2018-ën nuk është tërhequr pensioni. Në Prill të 2018-ës, paraqitet sipas verifikimeve të bëra në zyrën postare, dokumentave që janë atje, jo vetë zoti Ramazan, por i biri. Me një autorizim, që merret në njësinë bashkiake ku banon dhe në bazë të ligjit tonë të nenit 63 pika 3 të ligjit të sigurimeve shoqërore, ai mund të tërheqë deri në 3 vjet pagesa.
Por Seiti nuk di gjë dhe thotë se dyshon tek ish-juristi Qamil Hysa.
Gazetarja: Je në dijeni të këtij autorizimi?
Seit Çullhja: Jo nuk jam në dijeni farë të këtij autorizimi.
Gazetarja: Ti nuk është se je paraqitur tek njësia 6? Je i sigurt?
Seit Çullhja: Jam shumë i sigurt, se po të isha paraqitur nuk do kisha ardhur këtu. Do e kisha filluar pensionin që në 2008-ën, që ka ndërruar jetë babai.
Gazetarja: Ta mendosh, nuk do prisje 10 vite për ta bërë këtë gjë? Lind pyetja, po pse pikërisht në vitin 2018-të?
Seit Çullhja: Në 2018-ën dorëzova dokumentacionin për…
Gazetarja: Ku?
Seit Çullhja: Tek njësia bashkiake nr.6 në Kombinat, për çregjistrimin. Më kishte kaluar afati, nuk u bënte dhe iu drejtova gjykatës.
Gazetarja: Pra këtu flinka lepuri. Sepse njësia administrative nga 2008-ta deri në 2018-ën, nuk e dinte që i ndjeri Ramazan Seit Çullhaj kishte ndërruar jetë, sepse ju nuk kishit vajtur që ta çregjistronit tek Gjendja Civile?
Seit Çullhja: Jo, nuk kemi shkuar.
Gazetarja: Atëherë ke pasur një komunikim me kë?
Seit Çullhja: Me juristin.
Gazetarja: Që quhet?
Seit Çullhja: Qamil Hysa. Qemali më thoshte që të marrim pensionin. Unë nuk ka pranuar fare për këtë punë i kam treguar gjykatës. Edhe besoj se ai e ka bërë të gjithë këtë. Ka falsifikuar letrat e mia se i ka pasur…
Gazetarja: Pa dijeninë tënde?
Seit Çullhja: Pa dijeninë time fare.
Specialistja e ISSH-së shpjegon se ka akt konstatimet me 8 autorizime, ku 7 herë te karta e ID-së është fotot e të birit dhe tek e 8-ta del foto e dikujt tjetër, me po këto të dhëna.
Anila Take: Në postë janë paraqitur 8 autorizime, por me autorizimin e parë, që është ai i Prillit të 2018-ës, janë tërhequr 36 muaj pension. Tek autorizimi janë edhe kopjet e kartës së ID-së dhe një certifikatë familjare që tregon se zoti Ramazan është i gjallë. Sipas postës, me këto dokumente, me autorizimin, me certifikatën familjare, ku zoti ramazan figuron i gjallë, ka tërhequr 36 muaj herën e parë. Dhe pastaj në vazhdimësi, deri në dhjetor të 2020, është tërhequr gjithmonë çdo 6 muaj me autorizime pensioni. Shuma totale e tërhequr është 566 mijë e 567 lekë. Më shumë se 5 milion e gjysmë lekë të vjetra.
Gazetarja: Dhe në fakt, nëse do ta shikojmë zonja Take, tek ky akt konstatimi dhe tek 8 herë dorëheqje, i katërhequr, kjo kartë ID. Presupozohet, e Seitit. Nëdrsa herën e fundit, i tërheq, ky personi këtu. Të dhënat e kartës së Id-së janë të ngjashme 7 herët e para, por fotoja ndryshon.
Anila Take: Duket qartë, që ai është një person tjetër. Në 7 të parat, është karta e Seitit me një foto tjetër. Ndërsa me herën e fundit, të dhënat e kartës janë përsëri të Seitit por fotoja duket qartë që është e një tjetër personi. /tvklan.al