“Darka e fundit” për Liridonën/ Dalin detaje të reja nga vr*sja makabre, Granit Plava vëzhgonte edhe në oborrin e restorantit. Rrugës…

by author

Ftesa besëprerë e Naim Murselit për bashkëshorten e tij, Liridonën që të darkonin bashkë të mërkurën e kaluar, ishte e fundit për 30-vjeçaren, nënë e dy fëmijëve.

Advertisements

Naim Murseli në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, organizuan vrasjen e Liridona Ademajt. Ende nuk dihet zyrtarisht motivi i kësaj vrasjeje, por dyshohet për qëllimi përfitimi, që Niami do të merrte nga siguracioni i bashkëshortes së tij në Suedi.

Advertisements

Naimi bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët po darkonin në një restorant në Graçanicë, ndër burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

Para se darka e bashkëshortëve të mbyllej, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohet se janë nisur paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridonës.

Sipas të njëjtave burimeve, autorët gjatë rrugë kanë ndërruar makinën me të cilin ishin nisur nga restoranti.

30-vjeçarja u qëllua me një plumb në qafë në një zonë të fshehtë në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasja.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

TË NGJASHME