Të paktën 100 persona kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një dasmë në Irakun verior.
Advertisements
Qindra njerëz po festonin në Al-Hamdaniya në provincën veriore Nineveh të Irakut, kur zjarri shpërtheu në vendin e ngjarjes vonë të martën në mbrëmje.
Advertisements
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin, por raportet e para thonë se ai shpërtheu pasi u ndezën fishekzjarrë.
“Zjarri çoi në shembjen e pjesëve të sallës si rezultat i përdorimit të materialeve ndërtimi shumë të ndezshme dhe me kosto të ulët që shemben brenda pak minutash kur shpërthen zjarri”, tha drejtoria e mbrojtjes civile të Irakut, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve INA.
Nuk ishte e qartë nëse nusja dhe dhëndri ishin mes viktimave. Raportet fillestare në mediat irakiane thanë se ata kishin vdekur nga flakët, ndërsa agjencia e lajmeve Nina më vonë raportoi se ata ishin gjallë, por po trajtoheshin për djegie.
Një foto e postuar nga Nina tregonte dhjetëra zjarrfikës që po luftonin me zjarrin, dhe fotot nga gazetarët lokalë në mediat sociale tregojnë mbetjet e djegura brenda sallës së ngjarjeve.