Del audio tronditëse para tragjedisë në Greqi: Nuk duam që anija të përmbyset, ka të…

by author

Mediat greke kanë publikuar dy audio të cilat nxjerrin në dritë ankthin e refugjatëve që ndodheshin në bordin e anijes së peshkimit që u mbyt në brigjet e Peloponezit.

Advertisements

Këto janë regjistrime të bëra pak minuta para mbytjes fatale të anijes dhe janë bisedat e Nawal Sufi e cila është aktivistja që kontaktoi me refugjatët të mërkurën mbrëma. Regjistrimet janë bërë nga ora 01:25 deri në 01:52 të mëngjesit të së mërkurës.

Advertisements

Audio numër 1

Aktivistja: Gjithçka do të jetë mirë, mos shkoni majtas apo djathtas, prisni atje derisa të vijë ndihma.

Pasagjeri: Nuk duam që anija të përmbyset.

Aktivistja: Anija do fillojë të fusë ujë, por kujdes nëse shkoni të gjithë në një vend, anija do të përmbyset.

Audio numër 2

Në dokumentin e dytë audio, një nga refugjatët i thotë aktivistes se një nga bashkëudhëtarët e tij po flet për njerëz të vdekur.

Refugjati: Një burrë nga anija ime, thotë se kanë vdekur 6 persona.

Aktivistja: 6 personat janë të moshuar apo foshnje?

Refugjati: Nuk e di.

Aktivistja: Mirë. Oh Zoti im. Më lejoni të flas me guvernatorin. Ata duhet të qetësohen, jo të shpejtojnë sepse varka do të ngadalësohet. Unë dua nga ju të më njoftoni se çfarë po ndodh. Më dërgoni një mesazh ose më telefononi. Vetëm një ose dy ose tre do të marrin jelekët e shpëtimit dhe të gjithë të tjerët do të qëndrojnë në vendet e tyre.

A më kuptove; Unë jam e sigurt se ata do t’ju gjejnë dhe do t’ju shpëtojnë. Jini të durueshëm, kjo nuk do të ndodhë menjëherë, por ata do të vijnë.

Anija e peshkimit thuhet se u nis bosh nga Egjipti dhe mori emigrantë nga Tobruku i Libisë. Familjarët e personave në bord po mbërrijnë vazhdimisht në portin e Kalamatës duke kërkuar me ankth njerëzit e tyre që ndodheshin në anijen e peshkimit.

TË NGJASHME