Del fotoja, kjo është 46-vjeçarja që e vrau bashkëshorti dhe e hodhi në ujëra të zeza

by author

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë tronditi Maliqin.

Advertisements

Një grua 46-vjeçare u vra dhe u hodh nga bashkëshorti i saj në një gropë të ujërave të zeza pranë banesës.

Advertisements

Fotoja që shihni më poshtë është Luiza Mullalli 46-vjeç e cila u vra nga burri i saj Gjergji Mullalli që ndodhet ende në arrati.

Babai i 46-vjeçares, Avzi Ferati thotë për mediat se vajza kishte urdhër mbrojtjeje, pasi Gjergji Mullalli e kishte dhunuar vazhdimisht.

Sipas babait të vajzës, policia e kishte thirrur disa herë 47-vjeçarin, por nuk e kishte proceduar apo ndaluar.

“Ishim në shtëpi, më mori djali se e kishte marrë në telefon për të biseduar dhe vajza nuk ja hapte telefonin. Djali më mori në telefon dhe më tha që hajde se nuk e hap telefonin dhe kushedi çfarë ka ndodhur. Erdhëm këtu pastaj, lajmëruam policinë. Kërkuam vërdallë derisa e gjeti policia. E kishin hedhur trupin nga veranda.

Vajza ishte një vit me urdhër mbrojtje, e dhunonte vajzën. Një ditë më mori ne telefon çupa dhe më tha që kanë hyrë në shtëpi. I thashë që njofto policinë. E kishte lajmëruar policinë. Divorcin e kishte kërkuar vajza, sepse ai e dhunonte. E dhunonte edhe këtu edhe kur ishin në Greqi. Një rast donte ta mbyste, por çupa i shpëtoi nga duart.

Policia e ka thirrur disa herë, por nuk e ka proceduar.

Nuk e dimë me ca e ka vrarë, të shohim ca do thonë ata të ekspertizës”, tregoi babai i 46-vjeçares.

TË NGJASHME