Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka festuar të enjten 54-vjetorin e lindjes. Ai është surprizuar nga shqiptarët e Amerikës që i kanë bërë një dhuratë shumë të veçantë.
Advertisements
Me rastin e ditëlindjes, ata kanë vendosur një foto të Fevziut në një prej ekraneve të mëdha në qendër të Manhatanit në New York. Urimi për ditëlindjen e Fevziut është transmetuar disa herë gjatë ditës me rastin e 54-vjetorit të tij.
Advertisements
Vetë Fevziu ka shpërndarë videon në profilin e tij në Instagram ku i ka falenderuar për këtë dhuratë të veçantë.
“Shumë faleminderit për dhuratën”, shkruan ai.
Kujtojmë që në emisionin “Opinion”, Blendi Fevziu ka qenë gjithmonë një mbështetës dhe promovues i shqiptarëve të Amerikës.
Vitin e kaluar ai ishte në New York ku i dedikoi një dokumentar në “Opinion” në Tv Klan paradës së shqiptarëve që organizohet në Qershor të çdo viti atje