“Do i therrja sërish”, detaje të rënda nga masakra në Itali, Taulant Malaj ndoqi vajzën dhe e goditi katër herë me thikë

by author

Taulant Malaj ka folur sërish për krimin e tmerrshëm që kreu të dielen e kaluar ku vrau në mënyrë makabër vajzën e tij dhe një shtetas italian. Hetuesit italianë kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes pas monitorimit të kamerave të sigurisë që familja Malaj kishte instaluar brenda shtëpisë së tyre.

Advertisements

“Shiko këtu, kjo është vrasja, këto janë. Tashmë të kam falur një herë, mjafton. Ku është djali? Shikoni, i kam goditur me thikë dhe do t’i godas përsëri”, ka thënë Taulant Malaj në videon e regjistruar pasi vrau vajzën e tij Xhesika Malaj, 16-vjeç, dhe italianin Massimo De Santis me një çelës tetë centimetra të gjatë.

Advertisements

Malaj plagosi me thikë edhe bashkëshorten e tij, Tefta Malaj, pasi dyshonte se kjo e fundit e tradhëtonte me italianin 51-vjeçar.

Në raportin e policies italiane, shkruhet që Malaj ka shkuar në dhomën e gjumit dhe ka goditur gruan e tij e cila ka qenë në shtrat, duke e plagosur rëndë në pjesën e sipërme të trupit. E bija e tij, Xhesika ka bërë përpjekje që të mbrojë të ëmën e saj nga i ati, por fatkeqësisht ai e ka goditur 4 herë në gjoks me thikë, në organet vitale.

45-vjeçari ka thënë para hetuesve se pas i kishte marrë jetën Massimo De Sanits, 51-vjeç, kishte shkuar në dhomën e gjumit për të vrarë Tefta Malajn, aty ka ndërhyrë vajza e tyre e mitur.

“Fatkeqësisht Jessica e gjeti veten në kohë të gabuar, të dyja u arratisën nga shtrati në kuzhinë, ku unë vazhdova t’i godisja”, është shprehur 45-vjeçari. Në raport shkruhet se djali 5-vjeçar i tyre e ka për të gjithë ngjarjen e tmerrshme, dhe nga frika është fshehur pas divanit.

“Nuk jam penduar”, sipas gjykatësit që ka konfirmuar paraburgimin, Malaj tha se nuk i vjen keq për vajzën e tij dhe nuk shfaq asnjë shenjë pendimi.

TË NGJASHME