“Do jetë dasma e vitit”- Maestro zbulon çfarë bisedoi me Kiarën në telefon pas daljes nga BBV dhe a do vijojë miqësia e tyre

by author

Që pas daljes së tij nga “Big Brother”, Armaldo ka qenë në qendër të vëmendjes. Simpatia që fitoi tek publiku, duket se e ka shndërruar në një nga personazhet më të lakuar të momentit.

Advertisements

Shpesh në rrjetet e tij sociale, ai pyetet për lojën dhe raportet që ka me ish-banorët. E duket se më në fund, Maestro ka vendosur të zbulojë se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Kiarës, pas daljes së kësaj të fundit.

Advertisements

Miqësinë e fortë që ai pati brenda shtëpisë me moderatoren, duket se ka ndërmend ta vijojë edhe jashtë. Ai zbuloi se e ka marrë në telefon Kiarën dhe e ka uruar për propozimin që ajo mori nga Luizi. Maestro është shprehur se dasma e tyre do të jetë dasma e vitit dhe duhet të jepet “live” në “Top Channel”.

Më tej, artisti i njohur ka komentuar edhe debatin e Luizit me Efin. Sipas Maestros, Luizi ka të drejtë kur thotë se Efi po e përdor për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale.

Ndërkohë ai u ka dhënë përgjigje edhe pyetjeve se pse nuk poston video me Luizin duke thënë se kur e ka bërë këtë gjë ka marrë kritika nga ndjekësit të cilët i kanë kujtuar debatet që ata kanë pasur me njëri tjetrin. Maestro ka treguar edhe takimin që ai ka pasur me aktoren Olta Gixhari pas daljes nga “Big Brother VIP”.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Armaldo tha se së bashku me Oltën janë përballur me shumë njerëz, të cilët i fotografonin.

“Oltën e kam takuar. Kemi pirë një kafe, nuk diskutuam dot sepse kishte kaq shumë njerëz që na takuan, bënin foto, na rrinin nga prapa. E mbyllëm shpejt takimin dhe e kemi lënë për një takim të dytë, por e kemi lënë për njëherë tjetër”, tha Armaldo Kllogjeri.

I pyetur se kush mendon se do ta fitojë Big Brother tani që Olta nuk është më, ai surprizoi duke u shprehur se Luizi e ka rrugën e shtruar.

“Do t’i themi Oltës që të rikthehet përsëri (qesh) Nuk mendoj se do rikthehet. Unë kam dashur që të fitojë një vajzë, por duke pasur parasysh që votojnë shumë nga jashtë Shqipërisë, dinamika ka ndryshuar. Por, mendoj se ky BB do jetë surprizë për fituesin. Edhe pse Luizi e ka të shtruar rrugën, mendoj se mund ta fitojë Luizi”.

TË NGJASHME