Pasditen e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.
Advertisements
Ditën e Premte vendi ynë do te ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura.
Advertisements
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë pjesës bregdetare fiton shpejtësi 10-13m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.