“Duhet të tregoni kujdes…”, Horoskopi i javës, ja çfarë parashikojnë yjet

by author

Dashi

Advertisements

Me qiejt e tyre më të zbrazët dhe më të qetë se zakonisht, të lindurit në shenjën Dashi po përgatiten të përballen me një javë të komplikuar. Ndikimi pozitiv i yjeve kalon te rivalët e Bricjapit, duke ju lënë të ekspozuar dhe në mëshirën e një valë pune dhe vështirësish sentimentale. Lëvizni me kujdes dhe shmangni tensionet e panevojshme, veçanërisht në familje. Hëna ju mbështet të mërkurën dhe të enjten, përfitoni prej saj.

Advertisements

Demi

Atmosfera e festave të fundvitit është shumë e mirë për të lindurit nën shenjën Demi, ata më në fund do të mund të heqin qafe pak stresin. Me mbështetjen e Merkurit vijnë mundësi të reja pune, madje të papritura. Do të shijoni edhe ndikimin pozitiv të Venusit, i cili do të ringjallë pak pasion dhe do të çojë në takime shumë interesante. Pas kaq shumë javësh të trazuara, shijoni një pushim të merituar.

Binjakët
Pak lehtësim në ditët në vijim për të lindurit tek Binjakët. Javët e fundit, Mërkuri dhe Afërdita kanë provuar gjithçka për të krijuar një folé të rehatshme për ju, si në punë ashtu edhe në dashuri. Në ditët e para të dhjetorit, për fatin tuaj, dy yje do ta kthejnë ndikimin e tyre të keq diku tjetër. Është koha më e mirë për t’u rikthyer në rrugën e duhur: përshpejtoni projektet tuaja, si ato të punës ashtu edhe ato sentimentale.

Gaforrja

Të lindurit nën shenjën Gaforre do të duhet të kapërcejnë një javë të mbushur me pengesa, pa shumë ndihmë nga yjet. Puna do ju bëjë të vuani, me shumë vështirësi dhe diskutime irrituese, të cilat do të jenë burim i një stresi të madh. Jini stoikë dhe këmbëngulës, nuk ka kuptim të pushtoheni nga nervozizmi. Në të kundërt rrezikoni ta tërhiqni shqetësimin zvarrë në shtëpi dhe të prishni fundjavën tuaj me diskutime të zjarrta me njerëzit që doni.

Luani

Shumë fat në ditët në vijim për të lindurit në shenjën e Luanit. Zodiaku drejton përpjekjet tuaja në punë, duke ju bërë të arrini qëllimet që keni, përpara afatit. Përdorni kohën e fituar për të bërë gjërat, në javët e ardhshme nuk do të ecni dot kaq shpejt. Në dashuri, është koha e duhur për të guxuar edhe pak. Ecni përpara pa frikë, jini të sigurt për aftësitë dhe vendimet tuaja.

Virgjëresha

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës, më në fund do të mund të shijojnë pak paqe. Pas një sërë javësh stresuese, më në fund do të keni mundësinë të ndaloni dhe të rimbushni bateritë tuaja. Lëreni stresin e tepërt duke iu përkushtuar aktiviteteve që ju bëjnë të lumtur. Ju nuk do të jeni në gjendje të shpëtoni nga gjithë lodhja e akumuluar, por do të nisni javën e ardhshme me energji të përtërirë.

Peshorja

Dhjetori nis me një valë “ngricash” për të lindurit në Peshore. Klima është e ftohtë si në punë ashtu edhe në shtëpi, për shkak të tensioneve të forta me kolegët dhe keqkuptimeve të shumta me partnerët dhe familjarët. Mos nxitoni, kështu vetëm do t’i përkeqësoni gjërat. Kini durim dhe përpiquni ta ngrohni atmosferën me pak dashamirësi.

Akrepi

Java e të lindurve në shenjën e Akrepit nis me zhurmë. Ditët e para do të jenë shumë të vështira, me surpriza të papritura dhe të bezdisshme. Megjithatë, situata gradualisht përmirësohet, në sajë të mbështetjes së Mërkurit. Nxjerrja e merimangës nga vrima nuk do të duket më aq e vështirë, përpjekja juaj do të shpërblehet. Lajm i mirë edhe në dashuri, nëse i luani letrat siç duhet, ju pret një fundjavë e zjarrtë.

Shigjetari

Të lindurit nën shenjën e Shigjetarit do të jenë të tensionuar dhe të lodhur gjatë ditëve në vijim. Ndjeni pasojat e javëve të punës së tepërt dhe stresit emocional. Është koha për të thënë mjaft dhe për të ndaluar pak. Ngadalësoni shpejtësinë dhe përpiquni të rikuperoheni, ose do ta gjeni veten plotësisht të kulluar në një kohë të shkurtër. Ngushëllojeni veten me dashuri, Venusi ju shtyn drejt aventurave të reja, pasionante, si për çiftet ashtu edhe për ata që janë ende në kërkim.

Bricjapi

Ditë me shumë fat për të lindurit në Bricjap, të cilët kanë Merkurin dhe Venusin në anën e tyre. Ndiheni të pandalshëm si në punë ashtu edhe në dashuri. Mos kini frikë të përfshiheni, yjet janë në anën tuaj: varet nga ju që të shfrytëzoni sa më shumë fatin tuaj të mirë. Çdo qëllim është brenda mundësive tuaja, bëni hapin tjetër.

Ujori

Një javë e pasigurt fillon për të lindurit nën shenjën e Ujorit. Ju ndjeni një nevojë të fortë për të qartësuar dhe riorganizuar jetën tuaj, veçanërisht nga pikëpamja sentimentale. Ndaluni dhe reflektoni për situatën tuaj dhe përpiquni të kuptoni se çfarë dëshironi me të vërtetë. Mos kini frikë të jeni të drejtpërdrejtë, nuk është koha për të ëmbëlsuar pilulën e hidhur.

Peshqit

Dhjetori ka nisur bukur për të lindurit nën shenjën e Peshqve. Vështirësitë sentimentale të javëve të fundit do të jenë vetëm një kujtim i largët. Do të arrini të rindizni pasionet e humbura dhe do të rizbuloni pak bashkëqëndrim dhe intimitet me partnerin. Lajme pozitive po vijnë edhe në punë, gjërat më në fund duket se janë kthyer në rrugën e duhur.

TË NGJASHME