Durrës/ Dhunoi dhe tërhoqi zvarrë fëmijën e vogël, gruas i ndodh gjëma

by author

Gruaja e cila dhunoi dhe tërhoqi zvarrë fëmijën e vogël në Durrës është shoqëruar në polici.

Advertisements

Pas publikimit në rrjetet sociale të videos ku shfaqej një grua duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj të mitur, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e saj.

Advertisements

Veprimet e saj shkaktuan zemërim të thellë të qytetarëve, të cilët kërkuan marrjen e masave ndaj saj.

Njoftimi i plotë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurorinë e Durrësit, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale, të videos ku shfaqej një shtetase duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj të mitur, kanë organizuar punën në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetases që shfaqet në video.

Vijojnë kërkimet, po këqyren kamerat dhe po grumbullohet informacion për të bërë të mundur identifikimin e shtetases. Policia e Durrësit falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton që të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.

TË NGJASHME