E diela me shi nuk e ndal Ilir Metën, Presidenti viziton lumin Vjosa dhe publikon foton

by author

Dita e sotme e ka gjetur Presidentin Ilir Meta në brigjet e Vjosës. Edhe pse moti nuk ka qenë i mirë, kjo nuk e ka ndaluar Metën që të lëvizë jashtë Tiranës.

Advertisements

“Vjosa e madhërishme edhe me shi”, shkruan Meta krah fotos, teksa mban të veshur xhupin e ekipit për të cilin bën tifoz, Celtic i Skocisë.

Advertisements

Kujtojmë se e ardhmja e lumit Vjosa vijon të mbetet ende e pasigurt, pasi ka patur tentativa për ta shfrytëzuar për ndërtimin e Hidrocentraleve, por shkencëtarë dhe artistë vendas dhe nga e gjithë bota kanë kërkuar që të krijohet Parku Kombëtar i Vjosës, që do të mbrojë mbi 300 km lumenj dhe përrenj, që strehojnë mbi 1,100 specie, shumë prej të cilave konsiderohen të kërcënuara.

TË NGJASHME

Leave a Comment