Në Spanjë janë regjistruar vdekjet e para nga vala e të nxehtit pasi dy fermerë kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta.
Advertisements
Një fermer 46-vjeçar vdiq në rajonin autonom Castilla-La Mancha, ndërsa lajmin e bëri të ditur ministri i Bujqësisë i rajonit, Francisco Martinez Arroyo.
Advertisements
“Kjo valë e të nxehtit është e tmerrshme”, shkroi Martinez në twitter,
duke u kërkuar fermerëve që kryejnë punën e tyre në ajër të hapur të marrin masa mbrojtëse kundër valës së të nxehtit.
Një tjetër fermer, 47-vjeç, vdiq pasi të shtunën u rrëzua teksa lëvronte tokën në qytetin Aznalcollar të Seviljes.
Lajmin për vdekjen e tij e njoftoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë.
Gjatë valës së parë të të nxehtit të verës, e cila filloi fundjavën e kaluar dhe që pritet të zgjasë deri të premten,
u regjistruan temperatura maksimale pasi Andaluzia shënoi 44 gradë Celsius.
Një paralajmërim për nxehtësi intensive është lëshuar në tetë komunitete të hënën, dy prej të cilava janë në alarm të kuq.