E gjetën në pemë me duart e lidhura/ Vëllai rrëfen bisedën e fundit: La fëmijën 9-vjeç

by author

29-vjeçari shqiptar Angjelo Avdiu u gjet i pajetë nga një grek pranë shtëpisë së tij. Ai njoftoi policinë. Familja identifikoi trupin e pajetë të shqiptarit.

Advertisements

Por çfarë ka ndodhur? Dyshimet janë se mund të kemi të bëjmë me një rast kriminal, pasi shqiptari i kishte duart të lidhura me tel.

Advertisements

Vëllai ka deklaruar në polici se humbi kontaktet me Angjelon në 28 Tetor, teksa takoi gruan me të cilën kishin një fëmijë 9-vjeç, në përpjekje për të rregulluar raportet, por nga ai moment kishte humbur kontaktet.

“Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin”, tha ai.

TË NGJASHME