Itali- Kjo është historia e pabe sueshme e një shqiptari që dëshmoi se dashuria triumfon mbi gjithçka.
Advertisements
Rasti i përket 39-vjeçarit Emiljano Fejzo i dashuruar me një 57-vjeçare nga Ukraina.
Advertisements
Fejzo mban rekordin si i dë. buar 13 herë nga shteti italian dhe të gjitha këto i ka bërë për një arsye, dashurinë.
Ai ka qenë në qendër të lajmeve të ndryshme ne mediat italiane që prej vitit 2019, kur u ndalua për herë të fundit nga autoritetet në Sant’Ilario të Reggio Emilia-s, ndërsa ka rrëfyer dramën e tij para gjykatës. Ai është i dashuruar me Alinën, një ukrainase 57 vjeçare, e cila ka leje qëndrimi në Itali.
“Alina dhe unë u takuam në Itali rreth 20 vite më parë. Alina vuan nga park .insoni. Në qershor të tri viteve më parë u detyrova të riatdhesohesha për herë të fundit. Më hipën në një avion në Milano dhe më dërguan në Shqipëri.
Pas dy ditësh ajo më telefonoi dhe më tha se ishte keq. Nuk e mendova dy herë Të nesërmen i hipa një varke dhe u ktheva në Sant’Ilario për t’i qëndruar afër”, ka thënë shqiptari para gjyqtares Cristina Beretti.
Dy muaj pas kthimit në Itali ai rregulloi një leje qëndrimi me synimin e vetëm që të ishte krah partneres së tij.
Avokatja mbrojtëse e tij, Sarah Dell’Açantera, nxori para gjykatës certifikatat mjekësore, që pohonin problemet shëndetësore të partneres së tij dhe kërkoi pafajësinë. Kjo u pranua nga gjyqtarja Beretti, sepse sjellja e tij nuk përbënte , duke pasur parasysh gjendjen e Alinës. Avokatja u shpreh se ata janë të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin.
“Unë e kam njohur Alinën. Janë një çift shumë i dashuruar dhe uroj që të martohen dhe të jetojnë jetën e tyre bashkë”, tha ajo në një intervistë për mediat shqiptare.
Ndërkohë 39-vjeçari është në bu .rg. Ai është dënuar për disa kri. me të tjera që nga rezistenca ndaj zyrtarit publik, identiteti i rremë e tentativë vje. dhje.