E lindur në Suedi nga prindër shqiptarë/ Zbardhen detaje tronditëse, kush ishte 33-vjeçarja që u v*a para burrit dhe fëmijëve

by author

Kosova u tronditë ditën e sotme pasi një 33-vjeçare u qëllua për vdekje gjatë një grabitjeje me armë, në Prishtinë.

Advertisements

Viktima u identifikuar si Liridona Murseli, bashkëshortja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murselit. E reja ndodhej në makinë me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre të mitur, kur disa persona të maskuar i ndaluan dhe duke i kërcënuar me armë u kërkuan t’u jepnin sendet me vlerë. Pasi i grabitën ata qëlluan me armë. Bashkëshorti i 33-vjeçares u largua nga makina me djemtë e tyre, por Liridona nuk mundi dhe mbeti e vrarë.

Advertisements

E reja ishte e lindur në Suedi, në provincën Bohuslan, nga një familje shqiptare. Për ngjarjen ka reaguar edhe anëtari i parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, pasi raportohet se kishte njohje të afërta me familjen e 33-vjeçares.

Ai e ka përshkruar Liridonën si një vajzë fantastike, e cila ishte e mirë dhe punëtore, ndërsa shprehet i shokuar nga lajmi.

Ende nuk ka asnjë detaje mbi autorët e ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet.

TË NGJASHME