Mali i Zi është shteti më i avancuar kandidat në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe është i pari në radhë për t’u anëtarësuar në BE.
Advertisements
Këtë ka deklaruar përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell pas takimit me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviç, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë në selinë e BE-së prej kur është zgjedhur në postin e presidentit të këtij shteti.
Advertisements
Borrell ka falënderuar Malin e Zi për përshtatje me qëndrimet e Bashkimit Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë. Ai ka thënë se ka forca të cilave nuk i pëlqen kjo politikë e Malit të Zi dhe dëshirojnë ta destabilizojnë atë.
Prandaj, tha Borrell, BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë Malin e Zi të përballet me këto sfida.
“Jetojmë në jetën e agresionit rus në Ukrainë dhe në këtë situatë është e domosdoshme të ruajmë orientimin strategjik të Malit të Zi për integrim në BE“, ka thënë Borrell.
Presidenti Millatoviç ka shprehur po ashtu bindjen se Mali i Zi do të jetë shteti i ardhshëm anëtar i BE-së dhe se procesi i anëtarësimit do të përshpejtohet pasi është krijuar edhe një mbështetje më e madhe për këtë proces edhe në BE.
Vizita e parë e presidentit të ri bëhet në Bruksel si dëshmi se ky shtet e ka prioritet integrimin në Bashkimin Evropian dhe orientimin pro-perëndimor.