E rëndë/ Djalin mban në frigorifer trupin e pajetë të babait për më shumë se një vit: Nuk doja ta humbisja

by author

Një ngjarje e rëndë është është zbuluar së fundmit në Holandë, ku një burrë në qytetin e Landgraaf, mbajti trupin e babait të tij të vdekur në një frigorifer për më shumë se një vit.

Advertisements

Ai pretendon se e ka kryer këtë veprim në mënyrë që të fliste akoma me babanë e tij.

Advertisements

Burri, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka dëshmuar se babai i tij vdiq 18 muaj më parë në moshën 101-vjeçare.

“Nuk doja të humbisja babain tim.”, tha 82-vjeçari, raportojnë mediat e huaja.

Policia e mori vesh situatën kur ish-mjeku i të vdekurit lajmëroi policinë. Ekspertët e gjetën shtëpinë e 82-vjeçarit në rrëmujë dhe po i jep atij një javë kohë për të pastruar përpara se autoritetet të vlerësojnë nëse ai është i aftë për të jetuar vetë.

Një fqinj tha se burri ishte i sëmurë me një tumor dhe shkonte rregullisht në spital.

TË NGJASHME