Një aksident me vdekje ka ndodhur në Dushk të Lushnjës.
Advertisements
Viktima është Agron Bani, 55 vjeç, i cili ka qenë duke punuar në tokat bujqësore me traktorin e tij.
Advertisements
Në një moment të devijimit të gabuar të mjetit bujqësor, traktori ka përmbytur duke e zënë poshtë.
55-vjeçari humb jetën menjëherë në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur menjëherë dhe për shkak të rrethanave të ngjarjes, nuk ka pasur mundësi për ndihmë.
Lushnjë/Informacion paraprak
Në datë 27.04.2023, në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë, shtetasi A. B., 55 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin A. B., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.