Një 40-vjeçar është mbytur në orën e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.
Advertisements
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil.
Advertisements
Burime bëjnë se bëhet fjalë për Ardit Alikaj, i cili ishte duke peshkuar me veshje palombari.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit.
Trupi i tij është konstatuar në sipërfaqe nga shoku i tij, i cili ka njoftuar policinë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.